Bedrudin Brlyavac
17 Tetor 2015•Përditësim: 18 Tetor 2015
BARCELONË (AA) - Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka deklaruar se është në interes të klubit dhe ekipit kombëtar të Argjentinës që Lionel Messi të shërohet plotësisht para se të kthehet në fushë, raporton Anadolu Agency (AA).
Messi u lëndua në fund të shtatorit të këtij viti, gjatë ndeshjes së kampionatit me Las Palmas, kur i dëmtoi ligamentet e gjurit dhe atëherë ishte vlerësuar se ai do të kthehet në fushë në dhjetor.
Federata Argjentinase e Futbollit (AFA), ndërkohë, ka thënë se llogarit në Messin kundër Brazilit dhe Kolumbisë kah mesi i nëntorit.
Megjithatë, trajneri i Barcelonës konsideron se Messi duhet të shërohet plotësisht para se të dalë në fushë.
"Messi duhet të shërohet plotësisht. Nuk bëhet fjalë nëse ai do të luaj në njdonjë ndeshje të veçantë. Presioni i AFA-s? Këto janë vetëm thashetheme. Unë jam i sigurt se trajneri i Argjentinës dhe Federata e tyre e Futbollit, si dhe Barcelona duan që Messi të shërohet plotësisht", tha Enrique për mediat spanjolle.
Barcelona sot luan në shtëpi kundër Rayo Vallecano në orën 20:30.