Bedrudin Brlyavac
30 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
BARCELONË (AA) - Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka deklaruar se klubi katalunjas do të detyrohet të shesë yjet më të mëdha për shkak të financave jo të mira, raporton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruajnë mediat spanjolle, Laporta është i mendimit se situata financiare në klub nuk është më e mirë.
"Zgjidhja më e mirë është shitja e lojtarëve të mëdhenj. Thonë se Manchester United tashmë është i interesuar për Neymarin, por kjo sigurisht është rezultat i udhëheqjes së dobët të klubit. Situata nuk është e mirë, kështu që Barça do të duhet të shesë lojtarët e saj", ka thënë Laporta.