Bekim Laci
29 Tetor 2018•Përditësim: 29 Tetor 2018
MADRID (AA) - Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, pritet të diskutojë sot me drejtorin e klubit situatën e fundit pas disfatës së djeshme kundër Barcelonës me rezultatin 5:1, dhe siç shkruajnë mediat spanjolle, sipas të gjitha gjasave do të shkarkojë trajnerin Julen Lopetegui, për ta zëvendësuar javën e ardhshme me italianin Antonio Conte, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat spanjolle shkruajnë se me gjasë Lopetegui do të shkarkohet sot, ndërsa drejtimin e përkohshëm me klubin do ta marrë Santiago Solari, i cili do të drejtojë vetëm ndeshjen kundër Melillas të mërkurën të vlefshme për kupën e Spanjës.
Siç pretendon prestigjiozja spanjolle për futboll, Marca, Antonio Conte do të jetë trajneri i ri i “klubit mbretëror”, pasi përfundimisht ka zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me anglezët e Chelsea, që e ka lejuar të marrë drejtimin e një klubi tjetër.
Presidenti dhe bordi i drejtorëve, qëndrimin e Lopetegui e shohin si të pamundur për çka po kërkojnë ndërmarrjen e veprimeve urgjente.
“Florentino u largua nga Camp Nou menjëherë pas ndeshjes pa u folur lojtarëve dhe trajnerit”, shkruan gazeta në fjalë.