Sezer Yavuz
26 Gusht 2018•Përditësim: 27 Gusht 2018
STAMBOLL (AA) – Portieri gjerman Loris Karius sot në mëngjes kaloi kontrollet mjekësore dhe është i gatshëm të përforcojë radhët e gjigantit turk të futbollit Beşiktaş, raporton Anadolu Agency (AA).
Karius vjen në Beşiktaş si lojtar i huazuar nga Liverpool ndërsa në Stamboll do të qëndrojë të paktën dy vite. Ai mbrëmë mbërriti në Stamboll, kurse sot në mëngjes iu nënshtrua kontrolleve rutinore mjekësore në spitalin Acibadem Altunizade.
Beşiktaş në kuadër të ligës turke Spor Toto Super Liga, sonte pret Antalyaspor-in, ndërsa Karius ndeshjen do të ndjekë nga tribunat. Ndërsa, nga xhiroja e ardhshme mund të regjistrojë paraqitjen e parë për ekipin bardh e zi.