Ercan Çakar
26 Nëntor 2015•Përditësim: 27 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) - Skuadra shqiptare Skënderbeu është përballur në trasfertë me Beşiktaş-in e Stambollit, ndeshje kjo e vlefshme për grupin H të UEFA Europa League. Beşiktaşi fitoi këtë sfidë me rezultatin 2 - 0, raporton Anadolu Agency (AA).
Golat e kësaj ndeshjeje janë shënuar nga Cenk Tosun në minutat e 35 dhe 78. Për shkak se stadiumi i Beşiktaş-it është në ndërtim e sipër ndeshja është luajtur në një tjetër stadium të qytetit të Stambollit. Kjo ndeshje nuk ka pasur vëmendjen e duhur të tifozëve duke bërë që një pjesë e mirë e Stadiumit Ataturk Olimpiat të ishte bosh.
Skuadra mike e Skënderbeut nuk gjeti shumë raste për të vënë në rrezik portën e kundërshtarit, ndërkohë loja në pjesën më të madhe të të dyja pjesëve ishte e inkuadruar në gjysmë fushën e Skënderbeut.
Skuadra e Skënderbeut ka marrë vetëm një fitore në grupin H dhe ndodhet e fundit në renditje me 3 pikë.