Ercan Çakar,Mehmet Fatih Duman
25 Nëntor 2015•Përditësim: 26 Nëntor 2015
STAMBOLL (AA) - Trajneri i ekipit të futbollit të Skënderbeut, Mirel Josa, para ndeshjes e cila do të luhet ditën e nesërme në kuadër të grupit H në Ligën Evropiane të UEFA-s me ekipin e Beşiktaş-it u shpreh se do të luajnë më lirshëm se sa kundërshtarët e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Josa në një konferencë për shtyp të mbajtur në Stadiumin olimpik “Atatürk” ku do të luhet edhe ndeshja ka theksuar se Beşiktaş është një ekip i fortë dhe se duhet të ndodhet në një vend më të mirë në grup.
Ai duke vënë në dukje se me fitoren ndaj Sporting Lisbona në grup kanë rritur moralin e tyre u shpreh se "fitorja me Sportig Lisbonën ka hapur rrugën para nesh. E rëndësishme është përpjekja që do të reflektojnë lojtarët në ndeshjen e ditës së nesërme. Qëllimi ynë është të marrim rezultate të mira në grup. Për këtë arsye nuk ndihemi nën presion. Mendoj se kundër Beşiktaş-it do të luajmë më lirshëm".
Trajneri Josa ka theksuar ndër të tjera se do të mbajnë në plan të parë sigurinë e mbrojtjes dhe ka shtuar më tej se: "Beşiktaşi ka lojtarë shumë të mirë. Ka një ekip që organizohet shpejt dhe që përpiqet të zotërojë topin. Ndër të tjera nesër do të luajmë edhe para një tifozerie të mirë. Për këtë jemi shumë të lumtur. Mendoj se futbollistët në këtë situatë mund të prezantojnë një lojë më të mirë".
Ndërsa mesfushori i Skënderbeut Sabien Lilaj ka theksuar se po përpiqen të shijojnë Ligën e Europës ku për herë të parë marrin pjesë.
Trajneri i ekipit të Beşiktaş, Şenol Güneş (Shenoll Gynesh) duke marrë pjesë në një konferencë për shtyp bashkë me futbollistin brazilian mbrojtësin e Beşiktaş-it, Luiz Rhodolfo tha se ndeshja që do të luajnë ditën e nesërme me ekipin shqiptarë Skënderbeu ka një rëndësi të madhe.
Şenol Güneş ka shtuar ndër të tjera se në fillim ku u përcaktuan ndeshjet e grupeve ekipi i Skënderbeut mbi fletë dukej sikur ndodhej më mbrapa se 3 ekipet e tjera dhe ka theksuar se “por me lojën dhe shenjat që kanë lënë ka qenë përshtyplënës. Kanë treguar përpjekje të rëndësishme në lojën e tyre. Është një ekip që ka një mbrojtje të mire dhe kanë qenë të suksesshëm me formatin e përshtatshëm të lojës”.
Güneş ka theksuar ndër të tjera se: “Kundërshtari mund të ketë mungesa përvoje, por ne nesër na pret një ndeshje e vështirë. Në ndeshjen e fundit ata fituan kundër Sporting Lisbonës. Ne nuk dëshirojmë që të lejojmë një surprizë të tillë. Edhe ato kanë shans në këtë grup”.
Ndërsa futbollisti brazilian mbrojtës i Beşiktaş-it, Luiz Rhodolfo ka pohaur se kundërshtari që do të luajnë ditën e nesërme Skënderbeu është një ekip që duhet marrë në konsideratë dhe ka theksuar se “do të dalim në një ndeshje të vështirë, duhet të tregojmë kategorikisht respekt ndaj kundërshtarit. Në fushën e tyre fituan kundër Sporting Lisbonës. Në këtë ndeshje duhet të qasemi si në një ndeshje finale dhe duhet të fitojmë. Do të bëjmë të pamundurën për të fituar”.