Alma Çekovic
06 Qershor 2017•Përditësim: 06 Qershor 2017
LONDËR (AA) – Sulmuesi belg Romelu Lukaku, i cili gjatë kohë lidhet me kalimin në Chelsea ose Juventus, deklaroi se e di ku do të luaj sezonin e ardhshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi i Evertonit dhe golashënuesi i dytë më i mirë në Premier Ligë gjatë sezonit të kaluar me 25 gola, në muajin mars refuzoi të nënshkruajë kontratë të re me klubin nga Liverpool.
Belgu më parë nuk prononcohej lidhur me spekulimet për kalimin e tij në ndonjë klub tjetër, por pas ndeshjes së mbrëmshme miqësore mes Belgjikës dhe Çekisë zbuloi se ka marrë vendim.
“Agjenti im e di se çfarë është duke ndodhur. Unë e di çka dua dhe çka do që të ndodh do ta kuptoni", deklaroi Lukaku për Sky Sports.
Ndryshe, Lukakut i mbeten edhe dy vite të kontratës të cilën e nënshkroi në gusht të vitit 2014, kur arriti nga Chelsea për 30 milionë euro.