Alma Çekovic
27 Mars 2016•Përditësim: 27 Mars 2016
LONDËR (AA) – Sulmuesi i Evertonit, Romelu Lukaku ka pranuar se sezonin e ardhshëm do të dëshironte të luante në Ligën e Kampionëve, duke paralajmëruar se së shpejti mund të braktis klubin e “Goodison Park”, raporton Anadolu Agency (AA).
Reprezentuesi belg dhe ish-sulmuesi i Chelsea, i cili këtë sezon për Evertonin ka shënuar 25 gola, deklaroi se “hapi tjetër” për të do të jetë pjesëmarrja në garën më elitare evropiane, për çka klubi i tij Everton gjendet në pozitën e 12-të në tabelën e Premier Ligës, çka nuk mund të kualifikohet këtë sezon.