Can Erözden
28 Dhjetor 2020•Përditësim: 29 Dhjetor 2020
Mbrojtësi i ekipit turk Başakşehir Medipol, Martin Skrtel, të dielën këputi tendinin e Akilit, tha një burim i klubit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Burimi për AA tha se mbrojtësi qendror sllovak po vuan nga një këputje e tendinit të Akilit në këmbën e tij të majtë.
Të njëjtat burime theksuan se 36-vjeçari do t’i nënshtrohet një operacioni dhe do të jetë jashtë fushës për një kohë të gjatë.
Ai u dëmtua në ndeshjen e së dielës në ligë kundër Kasimpasa që përfundoi 2-2.
Lojtar i mëparshëm i Liverpoolit dhe Fenerbahçes, Skrtel ndihmoi Başakşehirin të fitojë titullin e tyre të parë ndonjëherë në Super Ligën e Turqisë në sezonin 2019-20.
Skrtel iu bashkua Başakşehirit në vitin 2019 duke zhvilluar 44 paraqitje. Ai shënoi 4 gola për klubin e Stambollit.
Ai ka një kontratë me Başakşehirin deri në qershor të vitit 2021.