Can Erözden
28 Shkurt 2020•Përditësim: 02 Mars 2020
Klubi turk Medipol Başakşehir do të përballet me klubin danez FC Copenhagen në 1/16 në Evropa Ligën e UEFA-s, sipas shortit të hedhur në selinë e Federatës Evropiane në Nyon të Zvicrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet e para në këtë fazë do të zhvillohen më 12 mars ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 19 mars.
Başakşehir nga Stambolli do të përballet për herë të parë me FC Copenhagen.
Qyteti polak Gdansk do të organizojë finalen e Evropa Ligës 2020 më 27 maj.Më poshtë janë ndeshjet e 1/16 së finales:
Medipol Başakşehir (Turqi) - FC Copenhagen (Danimarkë)
Olympiacos (Greqi) - Wolverhampton Wanderers (Angli)
Glasgow Rangers (Skoci) - Bayer Leverkusen (Gjermani)
Wolfsburg (Gjermani) - Shakhtar Donetsk (Ukrainë)
Inter Milan (Itali) - Getafe (Spanjë)
Sevilla (Spanë) - Roma (Itali)
Eintracht Frankfurt (Gjermani) ose Red Bull Salzburg (Austri) - Basel (Zvicër)
LASK Linz (Austri) - Manchester United (Angli)