Yunus Kaymaz
03 Qershor 2017•Përditësim: 04 Qershor 2017
STAMBOLL (AA) - Arsene Wenger, trajneri i ekipit të Premier Ligës Angleze, Arsenal, konfirmoi se janë të interesuar për anësorin algjerian Riyad Mahrez, raporton Anadolu Agency (AA).
Trajneri francez i cili nënshkroi kontratë dy vjeçare me ekipin e kryeqytetit, tregoi se janë duke e konsideruar transferimin e 26 vjeçarit Mahrez i cili njoftoi se dëshiron të largohet nga Leicester City.
"A kemi bërë ofertë për të? Ende jo. Kjo domethënë mund të bëjmë dhe mund të mos bëjmë", u shpreh Wenger.
Ai duke theksuar ndikimin e rëndësishëm të futbollistit algjerian në Leicester City para dy sezoneve, tha se Mahrez nuk ka humbur asgjë nga kualiteti i tij pas problemeve të sezonit të kaluar.
Mahrez i cili në vitin 2014 ishte transferuar nga ekipi francez Le Havre për 400 mijë paund në Leicester City, pas sezonit kur e fituan kampionatin ishte zgjedhur futbollisti i vitit nga Lidhja e Futbollistëve Profesional.
Futbollisti francez N'Golo Kante i cili ishte në skuadrën kampion me Mahrez-in, në fillim të sezonit të kaluar ishte transferuar në Chelsea.