Emre Aşıkçı
11 Nëntor 2022•Përditësim: 11 Nëntor 2022
Leo Messi është përfshirë në skuadrën prej 26 lojtarësh të Argjentinës për Kupën e Botës në Katar, teksa ai tenton të fitojë turneun për herë të parë në botërorin e pestë që merr pjesë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në skuadrën e Lionel Scalonit janë përfshirë edhe Angel Di Maria i Juventusit, Paulo Dybala i Romës, si dhe portieri 36-vjeçar Franco Armani.
Kupa e Botës 2022, e organizuar nga Katari, do të nisë më 20 nëntor dhe do të përfundojë më 18 dhjetor.
Katari, si nikoqir i botërorit, do të hapë ngjarjen 29-ditore me një ndeshje të Grupit A kundër Ekuadorit në stadiumin Al Bayt.
Ndërkohë, Argjentina do të luajë në Grupin C kundër Arabisë Saudite, Meksikës dhe Polonisë.
Ja edhe skuadra e plotë e Argjentinës:
Portierë:
Emiliano Martinez (Aston Villa), Geronimo Rulli (Villarreal), Franco Armani (River Plate)
Mbrojtës:
Nahuel Molina (Atletico Madrid), Gonzalo Montiel (Sevilla), Cristian Romero (Tottenham Hotspur), German Pezzella (Real Betis), Nicolas Otamendi (Benfica), Lisandro Martinez (Manchester United), Marcos Acuna (Sporting CP), Nicolas Tagliafico, (Lyon), Juan Foyth (Villarreal)
Mesfushorë:
Rodrigo De Paul, (Atletico Madrid), Leandro Paredes (Juventus), Alexis Mac Allister (Brighton & Hove Albion), Guido Rodriguez (Real Betis), Alejandro Gomez (Sevilla), Enzo Fernandez (Benfica), Exequiel Palacios (Bayer Leverkusen)
Sulmues:
Angel Di Maria (Juventus), Lautaro Martinez (Inter Milan), Julian Alvarez (Manchester City), Nicolas Gonzalez (Fiorentina), Joaquin Correa (Inter Milan), Paulo Dybala (AS Roma), Lionel Messi (Paris Saint-Germain)