Atila Altuntaş
07 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
STOKHOLM (AA) – Trajneri i kombëtares suedeze në futboll, Erik Hamren ka njoftuar se pas Kampionatit Evropin Francë 2016 do të tërhiqet nga drejtimi i kombëtares, ndërkohë që Federata e Futbollit të Suedisë njoftoi se pasardhësi i tij do të jetë Janne Andersson, raporton Anadolu Agency (AA).
Trajneri i kampionit aktual të Suedisë, Norrkoping, Janne Andersson, mbajti një konferencë për mediat në stadionin e Stokhollmit, “Friends Arena” ku theksoi se është ëndërr për secilin trajner që një ditë të drejtojë pankinën e kombëtares.
Ai paralajmëroi se gjatë drejtimit të kombëtares, theksin do ta vendos në promovimin e të rinjve të talentuar të cilët luajnë në ligat e Suedisë.