Selçuk Buğra Gökalp
10 Shtator 2021•Përditësim: 13 Shtator 2021
Duke e zhvendosur legjendarin Pele, Lionel Messi mori kurorën e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e Konfederatës së Amerikës së Jugut (CONMEBOL) me "hat-trick"-un e tij të fundit kundër Bolivisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Argjentina të enjten shënoi fitore kundër Bolivisë me rezultatin 3:0, ku Messi ishte autori i të tre golave, në ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës CONMEBOL në stadiumin "Antonio Vespucio Liberti" në Argjentinë.
Ikona argjentinase tani kryeson listën e golashënuesve më të mirë me 79 gola, duke mposhtur rekordmenin e mëparshëm, brazilianin Pele me 77 gola.
Messi aktualisht ndan vendin e 5-të në listën e golashënuesve më të mirë ndërkombëtarë të të gjitha kohërave me Godfrey Chitalu nga Zambia me 79 gola, ndërsa ylli portugez Cristiano Ronaldo kryeson listën me 111 gola.
Argjentina radhitet e dyta me 18 pikë në tabelën e grupeve kualifikuese për Kupën e Botës CONMEBOL 2022 ndërsa Brazili kryeson tabelën me 24 pikë.