Alma Çekovic
16 Korrik 2017•Përditësim: 17 Korrik 2017
LONDËR (AA) - Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton fitoi Grand Prixin britanik duke regjistruar fitoren e pestë në karrierën e tij në të famshmen Silverstone duke u barazuar me Alain Prost dhe Jim Clark në krye të listës më të suksesshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Hamilton edhe një herë ka treguar se është i pathyeshëm në vendin e tij, pasi me lehtësi arriti fitore këtë të dielë në Silverstone.
Garën e filloi nga pozicioni i parë, ndërsa epërsinë e ruajti deri në xhiron e fundit, me çka shënoi fitoren e katërt me radhë në Britani dhe të pestën në përgjithësi.
Në pozitën e dytë pas Hamiltonit, i cili sot ka festuar për të 57-ën herë në karrierën e F1, ishte piloti i Mercedes Valtteri Bottas, i cili përfitoi nga problemi i Kimi Raikonen me gomën krejt në fund të garës, por piloti i Ferrarit më në fund arriti të zë vendin e tretë.
Kolegu i tij Sebastian Vettel në xhiron e 50-të doli nga pista, por edhe atij i plasi goma, kështu që garën e përfundoi në vendin e shtatë.
Vendin e katërt e mori Max Verstappen (Red Bull) i cili ishte në luftë që në fillim të garës, por për shkak të problemeve me gomën, më në fund u detyrua të futet në boks.
Pas tij radhitet kolegu i skuadrës Daniel Ricciardo dhe Nico Hülkenberg (Renault). Pikë kanë shënuar dhe Estaban Ocon (Force India), Sergio Perez (Force India) dhe Felipe Massa (Williams).
Kampionati i këtij viti në Formula 1 vazhdon me Grand Prix hungarez më 30 korrik.