Can Erözden
17 nëntor 2022•Përditësim: 18 nëntor 2022
Piloti i Formula 1, Mick Schumacher dhe skuadra Haas do të ndajnë rrugët në fund të këtij sezoni, ndërsa piloti gjerman u shpreh i zhgënjyer me këtë vendim, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Mick Schumacher do të largohet nga Haas në fund të sezonit", thuhet sot në ueb-faqen e Formula 1.
Schumacher tha se gara për Çmimin e Madh të Abu Dhabit 2022 të dielën do të jetë gara e fundit e tij me Haas, duke shtuar se ishte i "zhgënjyer" më vendimin e ekipit.
"Kjo do të jetë gara ime e fundit me ekipin Haas F1. Nuk dua ta fsheh faktin se jam shumë i zhgënjyer me vendimin për të mos vazhduar kontratën", ka shkruar ai në Twitter, duke falënderuar ekipin për mundësinë.
Piloti 23-vjeçar, Schumacher, iu bashkua Haas-it në vitin 2021 pasi fitoi kampionatin e Formula 2 në vitin 2020.
Ai është djali i kampionit të shtatëfishtë të Formula 1, Michael Schumacher.
Haas njoftoi se në vitin 2023, në ekip do të garojnë Nico Hulkenberg (35) me Kevin Magnussen, i cili në këtë mënyrë do të kthehet në Formula 1.