Nazmi Abduramani
25 Gusht 2017•Përditësim: 25 Gusht 2017
SHKUP (AA) – Ekipi italian i Milanit edhe në ndeshjen e dytë kthyese në kuadër të “play-off” në UEFA Ligën Evropa, arriti të mposht Shkëndijën e Tetovës, ku përballja mes tyre u mbyll me rezultatin 0 me 1, raporton Anadolu Agency (AA).
Golin e vetëm të ndeshjes në stadiumin kombëtar “Filipi i dytë” në Shkup, arriti ta shënojë Patrick Cutrone në minutën e 13-të. Gjatë pjesës së parë ekipi italian kishte dominim dhe nën kontroll lojën, por nga ana tjetër edhe ekipi vendas pati disa mundësi.
Deri në fund të ndeshjes rezultati mbeti i pandryshuar, ndonëse disa gjasa të mira përmes kundërsulmit kishte ekipi i Shkëndijës përmes kapitenit Hasani, Ibrahimi dhe Redeskit të cilët nuk arritën ta mposhtin portierin mysafir Storari.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali përfundoi me rezultat 6:0 në favor të italianëve, ndërsa në Shkup nuk kishte detyrë të vështirë për të siguruar vend në fazën e grupeve.
Rezultati i përgjithshëm mes Milanit dhe Shkëndijës është 7:0 në favor të ekipit italian.