Fatjon Cuka
25 Gusht 2017•Përditësim: 26 Gusht 2017
TIRANË (AA) - Trajneri i ekipit kombëtar të Shqipërisë në futboll, Christian Pannucci ka bërë publike sot listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy ndeshjet zyrtare eleminatore për Botërorin "Rusi 2018", konkretisht të datës 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtejnin dhe më 5 shtator në Strumicë me Maqedoninë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), thuhet se në grumbullimin e tij të parë me ekipin kombëtar, që pas marrjes së detyrës, trajneri Panucci ka thirrur edhe lojtarë që në skuadrën përfaqësuese vijnë për herë të parë.
Lista zyrtare e ekipit kombëtar është bërë publike sot, ndërsa për më shumë detaje, Panucci do të mbajë një konferencë për mediat ditën e hënë.
Lista e futbollistëve është: Entrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha, Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Mergim Mavraj, Berat Djimisti, Elseid Hysaj, Frederic Veseli, Hysen Memolla, Ivan Balliu, Migjen Basha, Andi Lila, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Eros Grezda, Jahmir Hyka, Odise Roshi, Liridon Latifi, Amir Abrashi, Valon Ahmedi, Sokol Cikalleshi, Azdren Llullaku dhe Armando Sadiku.