Abdulkadir Karakaya
21 Maj 2021•Përditësim: 22 Maj 2021
Monako është nikoqiri i radhës i garës së pestë të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në pistën e Monakos të gjatë 3.337 metra do të zhvillohen 78 xhiro ndërkaq kualifikimet do të mbahen nesër duke filluar nga ora 15:00. Gara do të fillojë të dielën, 23 maj, po ashtu në orën 15:00.
Në prag të Çmimit të Madh të Monakos, Lewis Hamilton (Mercedes) ka tre fitore kurse Max Verstappen (Red Bull-Honda) një fitore.
Renditja e pesë pilotëve dhe ekipeve më të mira është si më poshtë:
Renditja e pilotëve -
1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 94 pikë
2. Max Verstappen (Holandë): 80
3. Valtteri Bottas (Finlandë): 47
4. Lando Norris (Britani e Madhe): 41
5. Charles Leclerc (Monako): 40
Renditja e skuadrave -
1. Mercedes: 141
2. Red Bull: 112
3. McLaren: 65
4. Ferrari: 60
5. Alpine: 15