Selçuk Buğra Gökalp
23 Maj 2025•Përditësim: 23 Maj 2025
Kampionati Botëror 2025 në Formula 1 do të vazhdojë me Çmimin e Madh të Monakos, etapën e tetë të sezonit, raporton Anadolu.
Gara do të mbahet me 78 xhiro në pistën Monte Carlo që njihet edhe si Circuit de Monaco me një gjatësi prej 3,3 kilometrash. Xhirot e renditjes do të mbahen të shtunën në orën 16:00 ndërsa gara të dielën më 25 maj në orën 15:00.
Deri më tani në sezon, piloti i McLaren, Oscar Piastri ka katër fitore Grand Prix, kampioni i fundit piloti i Red Bull, Max Verstappen dy dhe piloti tjetër McLaren, Lando Norris ka një.
Përpara Monako Grand Prix, pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe skuadrave janë si më poshtë:
- Pilotët
1. Oscar Piastri (Australi): 146 pikë
2. Lando Norris (Britani e Madhe): 133
3. Max Verstappen (Holandë): 124
4. George Russell (Britani e Madhe): 99
5. Charles Leclerc (Monako): 61
- Ekipet
1. McLaren: 279
2. Mercedes: 147
3. Red Bull: 131
4. Ferrari: 114
5. Williams: 51