Dejan Maksimoviç
22 Mars 2017•Përditësim: 23 Mars 2017
BRUKSEL (AA) - Radja Nainggolan, lojtari i përfaqësueses belge të futbollit, ka pranuar se gjatë verës ka patur bisedime me Chelsea dhe menaxherin e saj, Antonio Conte në lidhje për kalimin e tij nga Roma, raporton Anadolu Agency (AA).
Nainggolan, i cili ndodhet në përgatitje me ekipin e përfaqësueses së tij, për mediat belge tha se ai është shumë i interesuar për Premier ligën angleze.
"Vazhdimisht e ndjek. Shumë nga bashkëlojtarët e mi nga ekipi i përfaqësueses luajnë atje. Ajo është liga më e mirë në botë. Duhet të bëjmë zgjedhje në jetë. Kam një sezon të mirë. Kur të vijë sezoni i ri për transfer, përsëri do të flasim për statusin tim në Romë. Chelsea ishte shumë i interesuar për mua dhe donte të më merrte. Kjo është e gjitha që kisha për të thënë", ka thënë mesfushori i shkëlqyer.