Emre Aşıkçı
29 Janar 2021•Përditësim: 29 Janar 2021
Napoli ka shënuar fitore me rezultatin 4:2 ndaj Spezias të enjten, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mbrojtësi senegalez, Kalidou Koulibaly shënoi golin e parë për Napolin në minutën e pestë në stadiumin "Diego Armando Maradona".
Sulmuesi meksikan, Hirving Lozano dyfishoi epërsinë në minutën e 20-të, ndërsa sulmuesi italian Matteo Politano shënoi golin e tretë për Napolin në minutën e 30-të.
Mesfushori i Maqedonisë së Veriut, Eljif Elmas, lojtari i dikurshëm i Fenerbahçes, tundi rrjetën kundërshtare nga afërsia për ekipin vendas, duke thelluar rezultatin në 4:0.
Në pjesën e dytë, Spezia shënoi dy gola. Golat i shënuan Emmanuel Gyasi dhe Gennaro Acampora, duke ulur epërsinë në 4:2, rezultat ky i cili mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes.
Napoli do të luajë kundër Atalantas ndërsa Inter Milan do të përballet me Juventusin në gjysmëfinale.