Satuk Buğra Kutlugün
16 Maj 2019•Përditësim: 17 Maj 2019
Milwaukee Bucks mposhti Toronto Raptorsin me rezultatin 108-100, për të avancuar 1:0 në finalen e Konferencës Lindore të 'play-off'-it të NBA-së, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Njeriu i madh” i Bucks, Brook Lopez, ishte heroi i mbrëmjes, pasi me 29 pikë dhe 11 kërcime të shënuara ishte më meritori për fitoren e ekipit të tij.
Bucks ishin në disavatazh në pjesën më të madhe të lojës, duke e kthyer rezultatin në favor të tyre në çerekun e katërt të cilin e mbyllën me shifrat 32-17, mjaftueshëm për fitoren e parë në serinë e më të mirit prej shtatë.
Superylli i Bucks, njëherësh kandidat për MVP, Giannis Antetokounmpo kontribuoi ndjeshëm për ekipin e tij duke shënuar 24 pikë, 14 kërcime, si dhe 6 asiste.
Për Toronton, heroi i gjysmëfinales Kawhi Leonard shënoi 31 pikë, Kyle Loëry shtoi 30, megjithatë të pamjaftueshme për të mbrojtur epërsinë që kishin.
Konferenca Lindore:
(1) Milwaukee Bucks 1-0 Toronto Raptors (2)
Konferenca Perëndimore:
(1) Golden State Warriors 1-0 Portland Trail Blazers (3)