Satuk Buğra Kutlugün
17 Prill 2019•Përditësim: 18 Prill 2019
Play-offi në ligën profesioniste amerikane në basketboll, NBA, vazhdoi mëngjesin e sotëm me tri ndeshje në orar, në të cilat Toronto Raptors dhe Denver Nuggets triumfuan për të barazuar numrin e fitoreve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndërkohë Portland Trail Blazers, çoi në 2:0 rezultatin në serinë e më të mirit prej shtatë ndeshjeve.
Në përballjen e dytë Nuggets-Spurs, San Antonio Spurs kishte një avantazh 19 pikësh, por 21 koshat e shënuar nga Jamal Murray në çerekun e katërt, bën një rikthim për fitore përfundimtare të Nuggets me rezultatin 114-105.
Seria e përballjeve vazhdon në San Antonio.
Raptors barazojnë fitoret
Raptors arritën të mposhtin Orlando Magic me rezultatin 111-82 në fushë të vet, për të barazuar serinë e më të mirit prej shtatë ndeshjeve në 1-1.
Superylli i Raptors, Kawhi Leonard ishte më meritori për fitoren e shënuar, pasi ndeshjen e përfundoi me 37 pikë, ose 15 të sakta nga 22 gjuajtje.
Pascal Siakam kishte një mbrëmje të suksesshme me 19 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa Kyle Lowry, i cili ndeshjen e parë nuk shfaqi ndonjë lojë të mirë, shënoi 22 pikë dhe 7 asiste.
Seria do të zhvendoset në Orlando.
Trail Blazers çojnë në 2-0 fitoret kundër Thunder
Portland Trail Blazers mundën Oklahoma City Thunder me rezultatin 114-94, për të çuar në 2-0 serinë e fitoreve.
Dyshja dinamike e Portlandit, CJ McCollum dhe Damian Lillard sërish luajtën një rol të rëndësishëm në fitore, duke kombinuar një 62 pikësh.
Maurice Harkless nga ana e tij shënoi 14 pikë dhe 9 kërcime të rëndësishme.
Seria tani shpërngulet në Oklahoma, ku Portland udhëton me dy fitore të shënuara në dy ndeshjet e para.