Satuk Buğra Kutlugün
06 Qershor 2019•Përditësim: 07 Qershor 2019
Toronto Raptors mundën mëngjesin e sotëm Golden State Warriors me rezultatin 123-109 në fushë mysafire në Oracle Arena për të avancuar 2:1 në serinë e finales së ligës amerikane në basketboll, NBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Pavarësisht performancës së shkëlqyer të yllit të Warriors, Stephen Curry i cili shënoi 47 pikë, si askush më parë në një finale të NBA-së, Raptors arritën të asgjësojnë këtë të arritur dhe të rikthejnë kontrollin e epërsisë në fushën e vet.
Të gjithë titullarët e Raptors shënuan të paktën 15 pikë në fitoren kundër Warriors, ku spikati “superstari” Kawhi Leonard me 30 pikë.
Për Warriors, të cilët luajnë pa Kevin Durant dhe pa Klay Thompson nga shkaku i dëmtimeve, vetëm Stephen Curry, Draymond Green dhe Andre Iguodala shënuan pikë me dy shifra.
Ndeshja e katërt e serisë finale sërish do të luhet në Oracle Arena të premten.