Can Erözden
09 Prill 2021•Përditësim: 12 Prill 2021
Utah Jazz shënoi fitoren e 23-të radhazi në shtëpi pasi mposhti Portland Trail Blazers me rezultat 122-103 në Salt Lake City, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ndeshja ishte e ngushtë deri në çerekun e tretë, kur Jazz shënoi 40 pikë kundër Trail Blazers për të marrë kontrollin e ndeshjes.
Ylli i Jazz, Donovan Mitchell, shënoi 37 pikë për Jazz-in, ndërsa ylli francez Rudy Gobert po ashtu ishte dominant kundër Trail Blazers duke shënuar 18 pikë dhe 21 kërcime, si dhe Joe Ingles shtoi 13 pikë.
Superylli i Trail Blazers-it, Damian Lillard, shënoi 23 pike për ekipin e tij, ndërsa CJ McCollum shënoi 19 pikë.
Jazz tani janë lider në Konferencën e Perëndimit. Ata tani kanë shënuar 39 fitore, por kanë humbur 13 ndeshje në sezonin e rregullt të NBA-së 2020-21.
Lëndohet ylli i Miami Heat Victor Oladipo
Ylli i Miami Heat, Victor Oladipo, braktisi ndeshjen e së enjtes kundër Los Angeles Lakers pas një dëmtimi.
28-vjeçari Oladipo u pa duke çaluar pasi shënoi një ngulitje në çerekun e katërt.
Trajneri i Miami-it, Erik Spoelstra, tha se Oladipo do t'i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
"Ne do ta rivlerësojmë atë nesër", shtoi Spoelstra
Oladipo shënoi 18 pikë teksa Heat mposhtën Lakers-at me rezultat 110-104 në Miami.
- Rezultatet:
Miami Heat - Los Angeles Lakers: 110-104
Toronto Raptors - Chicago Bulls: 113-122
Oklahoma City Thunder - Cleveland Cavaliers: 102-129
Dallas Mavericks - Milwaukee Bucks: 116-101
Utah Jazz - Portland Trail Blazers: 122-103
Los Angeles Clippers - Phoenix Suns: 113-103
Sacramento Kings - Detroit Pistons: 101-113