Can Erözden
28 Shkurt 2020•Përditësim: 05 Mars 2020
Sulmuesi lituanezo-amerikan, Domantas Sabonis çoi drejt fitores Indiana Pacers të enjten vonë ndaj Portland Trail Blazers me rezultatin 106:100, raporton Anadolu Agency (AA).
Sabonis shënoi 20 pikë dhe regjistroi 11 kërcime kundër Trail Blazers në Indianapolis.
23-vjeçari po ashtu realizoi dyshen e dyfishtë (double-double) të 45-të të tij këtë sezon.
Malcolm Brogdon arriti të shënon 17 pikë dhe 8 asiste për Pacers.
Ylli i Pacers Victor Oladipo shënoi 15 pikë dhe regjistroi shtatë kërcime ndësa sulmuesi T.J. Warren shënoi gjithashtu 15 pikë.
Mbrojtësi i Trail Blazers CJ McCollum shënoi 28 pikë dhe tetë asiste duke u bërë koshashenuesi më i mirë i ndeshjes.
Gary Trent Jr., mbrojtësi tjetër i Blazers, shënoi 20 pikë kundër Pacers.
Kështu, qendërmbrojtësi Hassan Whiteside pati 18 pikë dhe 16 kërcime për të mbajtur Blazers në lojë.
Superylli i Blazers Damian Lillard, 29 vjeç, mbeti jashtë loje për shkak të një dëmtimi në ije.
Pacers janë në pozitën e gjashtë në renditjen e Konferencës Lindore, me një rekord prej 35 fitoresh dhe 24 humbje.
Blazers, në Konferencën Lindore, ishin në betejë për t'u kualifikuar në "play off" në NBA 2020, pasi fituan 26 ndeshje por humbën 34 duke u radhitur në vendin e nëntë.
Tetë skuadrat më të mira nga Konferenca Lindore dhe Perëndimore do të kualifikohen në fazën e "play-off" pasi të përfundojë sezoni i rregullt.
- Rezultatet e së enjtes:
Philadelphia 76ers - New York Knicks 115:106
Indiana Pacers - Portland Trail Blazers 106:100
Oklahoma City Thunder - Sacramento Kings 112:108
Golden State Warriors - Los Angeles Lakers 86:116