Şenhan Bolelli
13 Tetor 2016•Përditësim: 13 Tetor 2016
MADRID (AA) – Stafi udhëheqës i gjigantëve të futbollit spanjoll Real Madrid ka refuzuar ofertën e ish-yllit brazilian Roberto Carlos për emërim në pozitën e krye trajnerit të klubit mbretëror, raporton Anadolu Agency (AA).
Carlos i cili vitet më të mira të karrierës së tij i ka kaluar në Real Madrid, ndërsa si trajner ka punuar në klubet e Turqisë, Rusisë, Katarit dhe Indisë, momentalisht është duke qëndruar për vizitë zyrtare në kryeqytetin kinez, Pekin, si ambasador i Real Madridit për Azi dhe Paqësorin.
"Unë kërkova që të emërohem si menaxher i Real Madridit, por oferta ime u refuzua nga klubi. Stafi udhëheqës i klubit kërkoi të jem ambasador për Azi dhe Paqësorin dhe aktualisht jam i lumtur me angazhimin", deklaroi Carlos sot në Pekin.