Satuk Buğra Kutlugün
04 Qershor 2018•Përditësim: 04 Qershor 2018
ANKARA (AA) - Stephen Curry dhe Golden State Warriors dominuan mbi Cleveland Cavaliers në ndeshjen e dytë të finales së NBA-së të dielën në mbrëmje me rezultatin 122-103, raporton Anadolu Agency (AA).
Warriors kaluan në epërsi 2-0 në ndeshjen e dytë të finales si nikoqir në Oracle Arena.
Curry theu rekordin e finales NBA me nëntë tre-pikësha, duke përfunduar lojën me gjithsej 33 pikë.
Ai gjithashtu realizoi shtatë kërcime dhe tetë asistime.
Kevin Durant ishte gjithashtu efektiv me 26 pikë, duke realizuar nëntë kërcime dhe shtatë asistime.
Ndërkohë, Klay Thompson kontribuoi në fitore duke shënuar 20 pikë, kurse JaVale McGee dhe Shaun Livingston shënuan nga 11 pikë nga gjitshsej 11 tentativa për Warriors.
Nga ana tjetër, ylli i Cavaliers Lebron James shënoi 29 pikë, me nëntë kërcime dhe 13 asistime, rezultat që nuk ishte i mjaftueshëm për fitore.
Seria do të vazhdojë me ndeshjen e tretë në sallën e Cavaliers Quicken Loans Arena mbrëmjen e së mërkurës.