Can Erözden
25 Shtator 2019•Përditësim: 26 Shtator 2019
Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka bërë të ditur se Rusia do të jetë nikoqire e ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve UEFA 2021, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në llogarinë e saj në Twitter, mbrëmë UEFA njoftoi se ndeshja finale do të zhvillohet në terrenin e klubit rus Zenit në "Gazprom Arena".
Përveç ndeshjes finale të kampionatit të vitit 2021, po ashtu janë emëruar edhe finalet e viteve 2022 dhe 2023.
Ndeshja finale e vitit 2022 do të zhvillohet në stadiumin e klubit gjerman Bayern Munich në "Allianz Arena", stadium i cili në vitin 2012 ishte nikoqir i ndeshjes finale të kampionatit midis klubit Bayern Munich dhe atij anglez Chelsea.
Chelsea fitoi titullin e Ligës së Kampionëve në penallti.
Ndeshja finale e vitit 2023 është caktuar të zhvillohet në stadiumin "Wembley" në Londër, stadium i cili ishte nikoqir i finales së vitit 2011, kur gjiganti spanjoll Barcelona mposhti klubin anglez Manchester United me rezultat 3:1.