Serhat Bağbars
26 Qershor 2017•Përditësim: 27 Qershor 2017
LISBONË (AA) – Babai i trajnerit portugez të klubit Manchester United Jose Mourinho, Felix Mourinho ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Klubi Vitoria Setubal bëhet e ditur se ish portieri dhe trajneri i këtij klubi Felix Mourinho ka ndërruar jetë. Në deklaratë nuk ka ndonjë informacion lidhur me arsyen e kësaj vdekjeje.
Në anën tjetër, Jose Mourinho në rrjetin social Instagram ka publikuar një foto bardhë e zi me babanë e tij kur ai ishte fëmijë.
Varrimi i Felix Mourinhos do të bëhet në qytetin Setubal 40 kilometra prej kryeqytetit të Portugalisë në Lisbonë.