Dejan Maksimoviç
21 Tetor 2015•Përditësim: 22 Tetor 2015
LONDËR (AA) - Jose Mourinho, trajneri i Chelsea përsëri ka kritikuar arbitrin. Kësaj radhe pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve ku ekipi i tij në Kiev luajti baraz me Dynamon me rezultat 0:0. Është interesant fakti se Mourinho në kritikën e tij drejtuar arbitrit të ndeshjes, sllovenit Damir Skomina citoi Arsene Wenger-in, trajnerin e Arsenalit, raporton Anadolu Agency (AA).
Përkundër gjobës së lartë prej 50 mijë paundë (67 mijë e 500 euro) nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkak të kritikave ndaj arbitrit, Mourinho ka vazhduar me këtë shprehi. Pothuajse gjithmonë pas rezultatit të dobët të Chelsea, trajneri portugez kritikon arbitrat, por edhe provokon trajnerët e tjerë, dhe më shpesh pikërisht Wengerin.
"Arbitri ishte i dobët dhe naiv", tha Mourinho pas ndeshjes në Kiev duke cituar kështu fjalët e Wengerit pas disfatës (1:2) të Arsenalit nga Chelsea në shtator.
Për të lexuar vazhdimin e lajmit duhet të abonoheni.