Yunus Kaymaz
22 Korrik 2019•Përditësim: 23 Korrik 2019
Ndeshjet e para kualifikuese të raundit të dytë në kuadër të UEFA Ligës së Evropës do të fillojnë nesër, raporton Anadolu Agency (AA).
Ndeshjet të cilat do të fillojnë nesër do të përfundojnë të enjten më 25 korrik.
Në mesin e ndeshjeve, nga rajoni, Shkëndija do të luajë nesër në Shkup kundër Dudelange të Luksemburgut, ndërsa Feronikeli i Kosovës të mërkurën do të përballet jashtë vendit me Slovan Bratislava.
Klubi i Kategorisë Superiore të Shqipërisë Partizani do të përballet të enjten me klubin nga Molldavia, Sheriff.
Ndeshjet kthyese të këtij raundi ku përballen 92 klube do të zhvillohen më 30-31 korrik dhe 1 gusht.