Dejan Maksimoviç
09 tetor 2018•Përditësim: 09 tetor 2018
TORINO (AA) – Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka demantuar zërat në media se kampioni italian dëshiron ta kthejë në radhët e tyre mesfushorin Paul Pogba, të cilin në verën e vitit 2016 ia shiti Manchester United-it për 105 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke marrë parasysh mospajtimet e Pogba-s me trajnerin e United-it, Jose Mourinho, mediat britanike gjithnjë me shpesh e lidhin lojtarin e kombëtares franceze me Juventusin ose Barcelonën.
“Pogba-n shumë e duam. I dëshirojmë gjithë të mirat meqë jemi të afërt me të, por ai më nuk është lojtar i Juventusit. Na lidhin neve me të, por asnjëherë nuk kemi menduar për kthimin e tij dhe as që do të mendojmë”, tha Paratici.