Fatih Erel
01 Nëntor 2022•Përditësim: 02 Nëntor 2022
Futbollisti francez, njëherësh mesfushori i skuadrës italiane të Serie A, Juventus, Paul Pogba, nuk do të mund të marrë pjesë në Botërorin 2022 në Katar për shkak të një lëndimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pasi kombëtarja franceze mbeti pa N'Golo Kante për shkak të një dëmtimi, francezi Paul Pogba (29) do të mungojë për të njëjtat arsye në kampionat, ka konfirmuar menaxheri i tij Rafael Pimente.
Më herët u bë e ditur se Kante, një nga emrat më të rëndësishëm në mesfushën e kampionit aktual të botës, Francës, do të mungojë në Botëror. Futbollisti 31-vjeçar pritet të jetë për katër muaj jashtë fushës së blertë.
Kampionati Botëror në Katar do të mbahet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor.