Dejan Maksimoviç
24 Shtator 2016•Përditësim: 25 Shtator 2016
TORINO (AA) – Futbollisti francez, Paul Pogba, i cili me kthimin përsëri në Manchester United për 105 milionë euro u bë lojtari më i shtrenjtë në botë, ka shfrytëzuar ditën e lirë të premten për të shkuar në Torino. Siç njoftojnë mediat italiane ai ka vizituar kampin e stërvitjes së Juventusit ku të gjithë të pranishmëve u ka dhuruar nga një orë të shtrenjtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vlen të përmendet se gjatë largimit nga Juventus, Pogba nuk kishte arritur të mbledhë sendet e tij, për të cilën gjë bashkëlojtari i tij nga kombëtarja Patric Evra kishte bërë shaka përmes llogarisë së tij në Twitter.
Siç transmetohet, ish-bashkëlojtarëve të tij dhe stafit teknik në Juventus, Pogba u ka dhuruar nga një Rolex.
Në “Zonjën e Vjetër” të Torinos, Pogba luajti katër sezone ku regjistroi 178 paraqitje duke shënuar 34 gola.