Dejan Maksimoviç
29 Prill 2016•Përditësim: 30 Prill 2016
SARAJEVË (AA) – Reprezentuesi i Francës dhe futbollist i klubit italian Juventus, Paul Pogba (23), shpreson se gjatë karrierës së tij dëshiron që t’i lë nën hije legjendat botërore si Pele dhe Diego Maradona, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi që në vitin 2012 braktisi Manchester United dhe shkoi në Juventus, Pogba u bë njëri nga mesfushorët më të mirë evropian, ku e ndërlidhin me largimin në Barcelonë, Real Madrid dhe Bayern. Në karrierën e deritanishme tashmë ka katër tituj të kampionit të Italisë dhe një kupë të fituar të Italisë.
Megjithatë, Pogba ka qëllime të larta në të ardhmen, meqë dëshiron që të mbetet në kujtesë si një nga futbollistët më të mirë në botë. “Dua të bëhem legjendë e futbollit, si Pele dhe Maradona, madje edhe më i mirë se ata.Nuk tentojë të them se jam më i miri, porse dua të bëhem”, tha Pogba për mediat italiane.