Bakir Tiro
09 Mars 2017•Përditësim: 10 Mars 2017
LUBJANË (AA) - Piloti i aviokompanisë “Wizz Air” në fluturimin Madrid –Budapest, mbrëmë ka pyetur kontrolloriin slloven të fluturimeve një pyetje të pazakontë.
Siç shkruajnë mediat sllovene, transmeton Anadolu Agency (AA), me të hyrë në hapësirën ajrore të Sllovenisë, piloti kishte pyetur kontrollorin e fluturimeve në aeroportin Bërnik të Lubjanës: “Më falni, e dini rezultatin nga ndeshja Barcelona – PSG në Ligën e Kampionëve?”.
Kontrollori i fluturimit kishte thënë: “Barcelona gjashtë, PSG një”, ndërkohë që reagimi i pilotit kishte qenë: “Shkëlqyeshëm, ju faleminderit”.
Biseda mes pilotit dhe kontrollorit të fluturimeve kishte përfunduar me konstatimin e kontrollorit: “Më vjen mirë që jeni të lumtur. Urime”.