Yunus Kaymaz
09 Mars 2017•Përditësim: 09 Mars 2017
LONDËR (AA) – Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger po përballet me kritika nga tifozët pas një serie të rezultateve të dobëta, dhe sot tha se edhe reagimi i tifozëve sigurisht do të ndikojnë në vendimin e tij përfundimtar për qëndrimin ose largimin e tij nga klubi në fund të sezonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në prag të ndeshjes së ardhshme çerek-finale të Kupës të cilën Arsenali do të luajë më 11 mars kundër Lincoln City, strategu francez i futbollit Wenger tha se e kupton pakënaqësinë e tifozëve për humbjen.
Pakënaqësia e tifozëve është përshkallëzuar pas humbjes së Arsenalit në ndeshjen e të tetës së finales të Ligës së Kampionëve, ku në të dyja ndeshjet Bayerni i Mynihut shënoi fitore me rezultat të lartë 5:1.