Dejan Maksimoviç
16 Korrik 2016•Përditësim: 17 Korrik 2016
TORINO (AA) – Futbollisti i ri i "bardhezinjve" Miralem Pjaniç dhe bashkëlojtari i tij Paulo Dybala luajtën një ndeshje të shkëlqyer në testin e parë me Juventusin, raporton Anadolu Agency (AA).
"Zonja e vjetër" sot në mëngjes në kampin e trajnimit Vinovo u takua me ekipin e ligës së ulët San Mauro, të cilin e mposhti me rezultatin 6:1. Dybala shënoi hat-trick përderisa Pjaniç shënoi një gol, asistoi dhe goditi shtyllën.
Është interesante se San Mauro kaloi në epërsi me 1:0 por Kwadwo Asamoah shpejt barazoi rezultatin pas asistimit të Pjaniçit.
Më vonë ai përmbysi tërësisht rezultatin ndërsa Dybala me tre gola plotësisht fundosi kundërshtarin e dobët. Rezultatin përfundimtar e vendosi Stefano Padovan.
Pjaniç në fillim të sezonit veror në Juventus erdh nga Roma ku kaloi pesë edicione të suksesshme.