Abdulkadir Karakaya
16 Prill 2021•Përditësim: 16 Prill 2021
Gara e tretë e Kampionatit Botëror të MotoGP 2021 do të zhvillohet më 18 prill, të dielën në Portugali, raporton Anadolu Agency (AA).
Xhirot e renditjes për garën e tretë të sezonit të MotoGP, që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motoçikleta, do të zhvillohen nesër në orën 15:10 në pistën ndërkombëtare Algarve në qytetin Portimao, e gjatë 4,6 kilometra, ndërsa gara do të fillojë të dielën në ora 15:00.
Garën e parë të sezonit në MotoGP, Çmimin e Madh të Katarit, e fitoi piloti Maverick Vinales nga Monster Energy Yamaha, ndërsa garën e dytë, Çmimin e Madh të Doha-s, Fabio Quartararo nga i njëjti ekip.
Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve para garës në Portugali është si më poshtë:
1. Johann Zarco (Francë): 40 pikë
2. Fabio Quartararo (Francë): 36
3. Maverick Vinales (Spanjë): 36
4. Francesco Bagnaia (Itali): 26
5. Alex Rins (Spanjë): 23