Emre Doğan
24 Gusht 2019•Përditësim: 26 Gusht 2019
Klubi i Superligës Turke, Beşiktaş, ka njoftuar se portugezi Ricardo Quaresma, nuk bën pjesë më në planet e klubit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga klubi, është bërë e ditur se si rezultat i mbledhjes së kryer me futbollistin Quaresma, i është bërë të ditur futbollistit se nuk do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ri.
Nga klubi gjithashtu është potencuar se futbollistit portugez i është dhënë leje që të kërkoj klub deri në fund të sezonit 2019-2020.
Quaresma deri në fund të sezonit do të vazhdojë punimet individualisht.
Ai në dy periudha të ndryshme luajti 8 sezonae në Beşiktaş. Futbollisti 35 vjeçar ka veshur fanellën e bardhë e zinjve në 154 ndeshje në superligë duke shënuar 21 gola.
Quaresma më parë ka luajtur edhe për Barcelonën, Porton, Interin dhe Chelsean.