Emre Aşıkçı
09 Tetor 2020•Përditësim: 12 Tetor 2020
Ylli spanjoll në tenis, Rafael Nadal, është kualifikuar në finalen e turneut "Open French 2020", pas fitores së tij ndaj argjentinasit Diego Schwartzman, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nadal arriti fitore me një rezultat 6-3, 6-3 dhe 7-6, me çka u kualifikua në finalen e tij të katërt radhazi dhe në të 13-tën në përgjithësi në turneun Open French.
Nadal, i cili ishte 12 herë kampion në Open French, do të ndeshet me Novak Djokovic ose Stefanos Tsitsipas, të cilët do të përballen sonte më vonë.