Bekim Laci
09 Shkurt 2017•Përditësim: 10 Shkurt 2017
SHKUP (AA) – Kombëtarja shqiptare e futbollit në rangimin e fundit të FIFA-s të publikuar sot, radhitet në vendin e 55-të me 618 pikë, që është një rënie për katër pozita nga vendi i 51-të ku ishte në rangimin e fundit të publikuar në janar, raporton Anadolu Agency (AA).
Sa u përket shteteve tjera, përfaqësuesja e Maqedonisë zë vendin e 165 me 135 (135.12) pikë të fituara, një rënie prej tre pozitash nga rangimi i janarit, ndërsa menjëherë pas Maqedonisë, radhitet Kosova e cila në fakt ndanë vendin e 165-të me po aq pikë të fituara, 135 (134.74), që është për një pozitë më lartë nga matja e fundit në janar.
Nga vendet e rajonit më mirë është e ranguar Kroacia e cila zë vendin e 16-të me 1.103 pikë të fituara, që është për dy pozita më poshtë nga matja e fundit e FIFA-s, ndërsa trendit të rënies i është bashkuar edhe Bosnjë e Hercegovina e cila ka rënë për një pozitë më poshtë, në vendin e 28-të me 827 pikë.
Serbia gjithashtu ka shënuar rangim më të dobët me gjashtë pozita më poshtë për çka aktualisht zë vendin e 51-të me 647 pikë.
Sllovenia ka rënë për gjashtë pozita në vendin e 57 me 616 pikë të tubuara, ndërkohë që Mali i Zi zë vendin e 64-të me 549 pikë.
Argjentina mbetet lidere në klasifikimin e FIFA-s, ndërsa në top dhjetëshen janë edhe Brazili, Gjermania, Kili, Belgjika, Franca, Kolumbia, Portugalia, Uruguaji dhe Spanja.