Satuk Buğra Kutlugün
31 Maj 2019•Përditësim: 01 Qershor 2019
Toronto Raptors mundën Golden State Warriors me rezultatin 118-109 për të triumfuar në ndeshjen e parë në serinë e finales në NBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke filluar serinë e ndeshjeve me avantazhin e fushës nikoqire, Raptors që në fillim të ndeshjes ndërtuan një epërsi e cila në fund të pjesës së parë të lojës ishte dhjetë pikë, më saktësisht 59-49.
Raptors nuk lejuan që Warriors të rikthehen në lojë, pasi gjatë tërë ndeshjes ruajtën epërsinë e krijuar dhe në fund fituan ndeshjen.
Pascal Siakam ishte më i sakti te Raptors, pasi kameruniani 25 vjeçar shënoi 32 pikë, me një precizitet të lartë 14 nga 17, për ti dhënë Raptorsit fitoren e parë të finales së NBA-së.
Kawhi Leonard u mbajt nga mbrojtja e Warriors në kuotën prej 23 pikësh, megjithatë lojtarët tjerë ishin të pandalshëm, sidomos Marc Gasol i cili shënoi 20 pikë dhe Fred VanVleet shtoi 15, që të dy nga pankina.
Për mbrojtësit e titullit të kampionit, Golden State Warriors, Stephen Curry shënoi 34 pikë, Klay Thompson shënoi 21 pikë dhe Draymond Green shtoi treshe të dyfishtë, 10 pikë, 10 asistime dhe 10 kërcime, por kjo nuk mjaftoi për fitore.
Warriors po luajnë pa yllin e tyre, dy herë MVP i finaleve, Kevin Durant, i cili ka pësuar një dëmtimi gjatë ndeshjes së 5-të në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore kundër Houston Rockets.
Stephen Curry shënoi katër trepikësh me të cilët bëri historinë e finaleve me 100 trepikësh të shënuara në finalet e NBA-së.
Ndeshja e dytë e finaleve përsëri do të luhet në Kanada, të dielën.