Mutlu Demirtaştan
06 Nëntor 2016•Përditësim: 07 Nëntor 2016
STAMBOLL (AA) - Ekipi i Ligës së Parë të Futbollit të Spanjës (La Liga), Real Madrid pas fitores ndaj Leganes-it me rezultatin 3-0, vazhdon kryesimin në tabelë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ndeshjen e javës së 11-të e cila u zhvillua në stadiumin "Santiago Bernabeu", Real Madridi luajti kundër Leganes.
Reali fitoi ndeshjen me rezultatin 3-0, me golat e Gareth Bale në minutat 38 dhe 45, dhe Alvaro Morata në minutën 76, duke shënuar fitoren e katërt me radhë në ligë.
Tani me 27 pikë pas 11 javësh Reali është në krye të tabelës i pamposhtur. Ndërsa Leganes i cili humbi lojën e katërt me radhë gjendet në vendin e 17-të me 10 pikë.
Real Madridi në javën e 12-të do të luaj kundër Atletico Madrid-it si mysafir. Derbi i Madridit do të zhvillohet në stadiumin "Vicente Claderon", të shtunë më 19 nëntor.