Dejan Maksimoviç
01 Qershor 2019•Përditësim: 05 Qershor 2019
Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, dëshiron të sjellë në radhët e nënkampionit italian James Rodriguezin me të cilin tashmë ka bashkëpunuar në Bayern të Mynihut. Nga këtu, “napolitanët“, siç shkruajnë mediat italiane, kanë vendosur kontakte me drejtuesit e Real Madridit në mënyrë të arrijnë dakordim për transferimin e tij, i cili sipas vlerësimeve mund të kap shifrat pre rreth 60 milionë euro, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç thuhet, Ancelotti ka biseduar me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, rreth mundësive që Rodriguez të kalojë në Sao Paolo.
Kolumbiani ka kaluar dy sezonet e fundit i huazuar te Bayerni, i cili ka përparësinë të blej të drejtat e lojtarit për 42 milionë euro, megjithatë gjasat që kjo të ndodhë janë të vogla.
Rodriguez nuk luajti shumë sezonin e kaluar, me gjithsej 20 paraqitje në Bundesligë, por ka një përqindje të mirë shënimi, me shtatë gola.
Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, tha për mediat italiane se të hënën do të publikojë një surprizë të madhe. Ai shtoi më tej se pas blerjes së lojtarit të krahut të djathtë Giovanni Di Lorenza nga Empoli, duan ende më shumë të forcojnë vijën sulmuese të ekipit.
Rodriguez ka bashkëpunuar me Ancelottin në Real dhe Bayern.