Mutlu Demirtaştan
11 Mars 2020•Përditësim: 11 Mars 2020
Eksperti gjerman i futbollit Roger Schmidt nga sezoni i ardhshëm do të drejtojë klubin holandez PSV Eindhoven, transmeton Anadolu Agency (AA).
Menaxhmenti i klubit konfimoi informacionin se me 52-vjeçarin Schmidt kanë nënshkruar kontratë 2-vjeçare.
Gjiganti holandez i futbollit PSV në dhjetor ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Marko van Bommel, kurse skuadra drejtohet nga shefi i përkohshëm i shtabit teknik, Ernest Faber.
Schmidt gjatë karrierës së tij si trajner ka drejtuar ekipet e Bundesligës, Paderborn dhe Bayer Leverkusen ndërsa në Austri ishte trajner i Salzburgut. Angazhimin e fundit si trajner e pati në klubin kinez, Beijing Guoan.
PSV aktualisht ndodhet në pozitën e katërt të tabelës së Eredivisie holandeze me 49 pikë pas 26 ndeshjeve. Ajax dhe AZ Alkmar kanë nga 7 kurse Feynord ka 1 pikë më shumë se PSV e cila ka një ndeshje më shumë në krahasim me rivalët e saj.