Mutlu Demirtaştan
17 Gusht 2021•Përditësim: 17 Gusht 2021
Klubi italian Roma ka transferuar golashënuesin Tammy Abraham nga klubi anglez Chelsea, transmeton Anadolu Agency (AA).
Roma njoftoi se 23-vjeçarin e kanë transferuar me një klauzolë prej 40 milionë euro. Ai në klubin e ri do të vesh fanellën me numër 9 ndërsa është nënshkruar marrëveshje deri në qershor të vitit 2026.
Sulmuesi me origjinë nigeriane nga akademia e Chelseat, më parë kishte luajtur në huazim në klubet Bristol City, Swansea City dhe Aston Villa.
Për kombëtaren e Anglisë ai ka luajtur në 6 ndeshje ndërsa me Chelsean në 82 ndeshje shënoi 30 gola. Abraham me Chelsean fitoi nga një herë UEFA Ligën e Kampionëve dhe UEFA Super Kupën.