Blerim Krasniqi
13 Maj 2016•Përditësim: 13 Maj 2016
PRISHTINË (AA) –Federata e Futbollit të Kosovës u bë anëtari i 210-të i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), raporton Anadolu Agency (AA).
Prej 205 delegatëve, 143 prej tyre kanë votuar pro pranimit të Kosovës në FIFA.
Federata e Futbollit të Kosovës, në fillim të këtij muaji, më 3 maj u pranua në UEFA, që ishte një kusht për pranimin e Kosovës dhe FIFA.
Pranimi në FIFA do të thotë përfshirjen automatike e ekipit të Kosovës në kualifikueset për Kupën e Botës në Rusi në vitin 2018.